Kronikë e zezë

Digjet një veturë me targa të huaja në Ferizaj

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mëngjesin e të shtunës është raportuar nga një person se i është djegur vetura me targa të huaja.

Viktima ka thënë se dikush qëllimisht ia ka djegur veturën me shishe benzinës. Ndonëse ai kishte arritur të shuante zjarrin, vetura ka marrë dëme të konsiderueshme. Policia po e heton rastin.