Kronikë e zezë

Gjashtë të lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë

 

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten në mbrëmje, në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Rasti ka ndodhur saktësisht në fshatin Gllamnilk, ka bërë të ditur për KOHËN, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.