Arratiset një i dyshuar nga stacioni policor në Deçan
Një i dyshuar është arratisur nga stacioni i Policisë në Deçan.
Ai po priste vendimin nga gjykata, kur arriti të largohej.
“Pas përfundimit të seancës gjyqësore, i dyshuari mashkull kosovar deri sa kishte qenë në stacion të policisë duke pritur vendim e gjykatës, kishte arritur që të arratiset nga stacioni policor dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e PK-së.