Kronikë e zezë

Arrestohen tre të dyshuar për ‘’vjedhje të rëndë’’ në Mitrovicë

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Një rast i veprës penale ‘vjedhje e rëndë’ është raportuar në orët e mbrëmjes të datës 13 janar 2022, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, ndërkohë që njësitet policore kanë arritur që në flagrancë të arrestojnë tre personat e dyshuar.

Arrestimi i tre të dyshuarave është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se tre të dyshuarit në rrugën “ Driton Veliu” duke përdorur forcën kanë hapur derën e shtëpisë së ankuesit ku kanë vjedhur një kalorifer dhe një kompjuter. Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do te procedohen në rast si prova materiale.