Kronikë e zezë

Gjobitet me 300 euro qytetari që voziti 193 km/h në zonën ku lejohet 80 km/h

 

Një qytetar në Kosovë është gjobitur me 300 euro dhe i është pezulluar patentë shoferi për tre muaj, pasi ai kishte drejtuar veturën me shpejtësi 193 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 193 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik). Policia e Kosovës vazhdon me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve ligjore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet nga Policia e Kosovës.