Kronikë e zezë

Rrokulliset vetura në “Qafë të Duhlës”, lëndohet një grua

Foto ilustrim
 

Një grua ka mbetur e lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur të dielën rreth orës 11:40, në vendin e quajtur “Qafa e Duhlës”, në magjistralen Shtime-Suharekë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i ka thënë KOHËS se deri te aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.