Kronikë e zezë

“Për tre vjet dëmtoi komunën me 66 mijë euro”, ndalohet i dyshuari në Gjilan

 

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ndaluar për keqpërdorim të pozitës zyrtare të dyshuarin M.I., pronar i një kompanie që ishte kontraktuar nga Komuna e Gjilanit për të mbikëqyrur punimet e palestrës së sporteve në fshatin “Zhegër”.

Sipas njoftimit, pronari i kompanisë “Arch Design”, dyshohet se për më shumë se tre vjet i ka pranuar si pozicione të kryera punët e pakryera. Dëmtimi që ai dyshohet se ia ka bërë komunës me këtë rast është rreth 66 mijë euro.