Është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se i maskuar ka hyrë një barnatore, ndërsa duke kërcënuar punonjësen i ka plaçkitur 140 euro.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Viti, 19.01.2022-19:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, i maskuar ka hyrë në një barnatore dhe duke e kanosur viktimën femër kosovare i ka grabitur 140 € para të gatshme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.