Kronikë e zezë

Arrestohet një grup në Rahovec, dyshohet se kreu 20 vjedhje, ndër to edhe në xhami

 

Policia ka arrestuar pesë të dyshuar, prej tyre tre të moshës madhore dhe dy të mitur, të moshave 16 përkatësisht 14-vjeçare, nën dyshimin se kanë kryer afro 20 vjedhje.

Ata dyshohet se gjatë periudhave kohore tetor, nëntor, dhjetor të vitit të kaluar dhe janar të këtij viti, kanë kryer rreth 20 vjedhje kryesisht në Rahovec. Cak kanë qenë tri xhami dhe 15 objekte tjera të ndryshme, përfshirë dyqane, barnatore, butikë e shkolla.