Kronikë e zezë

Supremja e rikthen në rigjykim rastin e Ilir Haxhiajt që u dënua për dhunën brutale ndaj gruas

 

Gjykata Supreme e ka kthyer në rigjykim rastin e Ilir Haxhiajt, i dënuar me 15 vjet burgim për dhunën brutale ndaj gruas.

Në kërkesën e paraqitur nga mbrojtësi i Haxhiajt, thuhet se me aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë janë bërë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të përcaktuar me dispozitën e nenit 384 par.1.12 lidhur me nenin 370 par.7 të KPPK-së, meqë nuk janë paraqitur qartë dhe në mënyrë të plotë se në cilat fakte, prova dhe dëshmi e bazon aktgjykimin, madje, shton ai, nuk përshkruhet fare fakti se pse gjykata e shkallës së parë e bazon aktgjykimin vetëm në disa pjesë të ekspertizës së komunikacionit dhe pse nuk i falë besim ekspertizës mjeko-ligjore e cila sipas ligjit ka të bëj me vërtetimin e shkakut të vdekjes.