Kronikë e zezë

Ndalohet në Gjakovë i dyshuari që ia mundësoi prostitucionin bashkëshortes

Foto: Ilustrim
 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, pas zhvillimit të suksesshëm te hetimeve, ka ndaluar te pandehurin L.P., për shkak te dyshimit se ka kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i njëjti në vazhdimësi ia ka mundësuar te dëmtuarës, bashkëshortes së tij, ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit duke i siguruar klientë, ku i pandehuri, nga kjo veprimtari ka përfituar të holla dhe të mira materiale nga disa persona.