Kronikë e zezë

Gjobitet shoferi që po drejtonte veturën nën masën “heqje e patentë shoferit”

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Policia e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në rrugën " Rexhep Bislimi" në Ferizaj ka ndaluar shoferin me inicialet A.R (M/K) 27-vjeçar i cili po drejtonte automjetin e udhëtarëve nën masën mbrojtëse, ndalimi i drejtimit të automjetit-heqja e patentë shoferit për 3 muaj nga data: 23.11.2021-22.02.2022.

Në lidhje me këtë policia, shoferit i shqiptoi edhe një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor dhe ndaj tij i vazhdohet masa e ndalimit të patentë shoferit edhe për 3 muaj të tjerë.