Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Mitrovicë, kapet me substanca narkotike

 

Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini”, derisa zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontrollë një automjet dhe gjatë kontrollit të drejtuesit të automjetit dhe pasagjerëve, te njëri nga pasagjerët zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të substancës narkotike, e cila dyshohet se është e llojit marihuanë.