Arrestohet një person në Obiliq për armë dhe posedim të narkotikëve
Foto: Policia e Kosovës (PK)
Është arrestuar një person në Obiliq për veprat penale 'mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës' dhe 'posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.
Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e M.Q., me ç'rast ka gjetur një pushkë-mitrolez, një magazinë të fishekëve, 617 fishekë, tri thika, 52g substanca narkotike që lloji s'dihet dhe 19g marihuanë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Arrestohet një person i dyshuar, sekuestrohen armë, municion dhe substanca narkotike Prishtinë, 25 janar 2022–...