Kronikë e zezë

Vetura përfundon në hekurudhë në Ferizaj, gjobiten dy persona

Foto: Policia e Kosovës
 

Një person i moshës 21-vjeçare ka pësuar lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti komunikacioni që ka ndodhur të martën në Ferizaj.

Sipas Policisë, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur, automjeti VW Golf ka lëvizur nga rruga ‘’Dëshmorët e Kombit ‘’ në drejtim të rrugës ‘’Tahir Sinani ‘’, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit dhe kushtet e rrugës me ngrica. Automjeti nuk ka mundur të ndalet dhe ka dalë jashtë rrugës duke përfunduar në hekurudhë.