Kronikë e zezë

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin drejt Maqedonisë, iu gjetën dy kilogramë drogë

 

Një person është kapur të martën teksa ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin drejt Maqedonisë së Veriut, në rrugën “Ekzodi 99” në Han të Elezit. Sipas njoftimit nga Policia, gjatë kontrollimit atij i janë gjetur dy kilogramë drogë, të llojit heroinë.

Njoftimi thekson se atij i janë gjetur katër paketime në pallto.