Kronikë e zezë

Publikuan videon duke kanosur një vajzë me thikë, arrestohen dy të mitura në Prizren

Foto: Ilustrim
 

Dy të mitura janë arrestuar në Prizren pasi që një javë më herët kishin kanosur me thikë një tjetër vajzë, ka njoftuar Policia e Kosovës të mërkurën.

Madje, sipas njoftimit nga Policia, të dyshuarat e kishin incizuar momentin dhe publikuar atë në rrjetet sociale.