Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona në Gjilan, inskenuan grabitjen e 1.376 eurove

FOTO: KOHA/Ilustrim
 

Tre persona kanë rënë në pranga të Policisë në Livoq të Epërm të Gjilanit, pasi të njëjtit kanë inskenuar grabitjen e 1.376 eurove.

Sipas Policisë, derisa njëri prej tyre ka qenë duke punuar në kompani, dy të dyshuarit e tjerë i kanë grabitur shumë e lartpërmendur. Pas hetimeve, rasti ka dalë të jetë i inskenuar.