Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, rreth orës 11:30, ka gjetur një person pa shenja jete në rrugën “Shala e Bajgorës” në Mitrovicë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit kompetente si dhe emergjenca nga Spitali Rajonal Mitrovicë, ku mjeku ka konstatuar se viktima M.T., 72 vjeçar, është pa shenja jete”, thuhet në njoftim.