Kronikë e zezë

Kapet në Ferizaj një 17-vjeçar me armë zjarri

Foto: Policia e Kosovës
 

Policia e Ferizajt ka bërë të ditur se ka pranuar një informacion inteligjent se, një person me inicialet A.SH i moshës 17-vjeçar posedon armë zjarri.

Në lidhje me këtë policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka marr veprimet e nevojshme dhe ka gjetur në shtëpinë e tij një armë zjarri automatike me një karikator pa fishek.