Kronikë e zezë

Shqiptarit në Elbasan i gjenden në banesë kallashnikov, mitraloz e plot armë të tjera

 

Operacioni policor i koduar “Krali”, çoi në arrestimin e një 44-vjeçari në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh.

Në një njoftim për mediat, policia tha se shtetasit me inicialet G.D., iu sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, municion luftarak e sende të tjera të kundërligjshme.