Në Lipjan sekuestrohen disa aparate për prodhim të kriptovalutave
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Lipjan janë sekuestruar disa aparate për prodhim të kriptovalutave.
Sipas njoftimit të Policisë janë sekuestruar 127 kartela grafike të vendosura në 22 korniza.
“Në vendin e ngjarjes përveç zyrtarëve të KEDS-it, janë ftuar edhe zyrtarët doganorë, për të proceduar më tej me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.