Dy burra janë arrestuar në Prizren për marrje me prostitucion.
Sipas njoftimit të policisë, të dy kishin bashkëvepruar për këtë vepër.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale marrje me prostitucion. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit, janë liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në raportin e PK-së.