Kronikë e zezë

Pesë gra u sulmuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

dhune psikike, dhuna, rrahje, gruaja, burri, 12 prill
Foto: Ilustrim
 

Në 24 orët e fundit, pesë gra në Kosovë raportuan në Policinë e Kosovës se kanë pësuar dhunë në familje. Në Drenas, dy grua raportoi se bashkëshorti i saj, e ka rrahu fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore. Rast i ngjashëm ka ndodhur në po këtë qytet, ku një grua u ankua se bashkëshorti e ka fyer dhe kanosur. Në rastin e parë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri u dërgua në mbajtje.

Një grua nga Obiliqi njoftoi se bashkëshorti i ka shkaktuar vazhdimisht dhunë psikike. I dyshuari u arrestua dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Në kryeqytet, një grua i tha Policisë së është sulmuar fizikisht nga prindi i saj, pas një mosmarrëveshjeje.