Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për prostitucion

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Gjykata Themelore në Gjilan i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit L. B., i dyshuar për prostitucion.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në mënyrë të vazhdueshme ka organizuar dhe ndihmuar për qëllime të ushtrimit të prostitucionit, duke gjetur klientë për t’i shfrytëzuar shërbimet seksuale të dëmtuarës M. R., ashtu që i pandehuri fillimisht kontakton me klientë të ndryshëm, paraprakisht dakordohet për shumën prej 20 Euro, të cilat i merrte për vehte si ndërmjetësues e më pas i njëjti i vë në kontakt me të dëmtuarën, të cilët më pas takoheshin nëpër hotele të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.