Kronikë e zezë

Vozitësi del në shinat e trenit në Pejë dhe goditet, jashtë rrezikut për jetë

 

Pas orës 18:00 të së enjtes, një veturë është përplasur me trenin që qarkullon në linjën Prishtinë-Pejë. Në momentin e aksidentit, vetura gjendej në lëvizje në fshatin Llabjan, dhe sipas Policia në rajonin e Pejës, shoferi nuk e ka parë shenjën e “Stop-it”.

“Në orën 18:25 të enjten në Llabjan, Komuna e Pejës, ka dalë një person me veturë, nuk e ka pa shenjës stop të trenit. Treni i linjës Prishtinë-Pejë ka qenë duke qarkulluar dhe vetura ka kaluar shinat dhe më pas e ka goditë treni. Vozitësi është dërguar në Emergjencën e qytetit”, i thanë KOHËS nga policia.