1 perditesime
21:46

Gjenden tre të miturit e zhdukur nga Prizreni, dyshohet se vodhën një veturë

Tre të mitur nga Prizreni që u raportuan të zhdukur, janë gjetur të dielën, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i tha KOHËS se të miturit janë intervistuar në prezencë të prindit, ndërsa dyshohen se e kanë vjedhur një veturë dhe me atë kanë shkuar në Prishtinë.

Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

“Të miturit janë shoqëruar në Prizren dhe në prezencë të prindit janë intervistuar. Gjendja e tyre shëndetësorë është e mirë. Por, të miturit ditën e raportimit si të zhdukur dyshohet se kanë kryer veprën penale vjedhje të automjetit dhe me atë automjet kanë shkuar në Prishtinë”, tha Gashi.

09:14

Një grua në Prizren raporton se i janë zhdukur tre djem të mitur

Një grua në Prizren ka raportuar të shtunën në Polici se tre djemtë e saj të mitur janë larguar nga shtëpia dhe se nuk di për vendndodhjen e tyre.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të saj ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me rastin.

“Rr. Beteja e Kabashit, Prizren, 26.03.2022-09:00. Viktima femër shqiptare ka raportuar se tre djemtë e saj të mitur kanë dalur nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia.