Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Klinë, në shtëpi i gjenden 8 armë
Foto: KOHA/Ilustrim
Policia e Kosovës ka bërë të ditur të shtunën se ka arrestuar një person të dyshuar lidhje me vrasjen e mbrëmshme në Klinë.
Sipas njoftimit, me urdhër të gjyqtarit janë bastisur katër shtëpi, derisa në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar tetë armë të llojeve të ndryshme.
“Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë ne Pejë, gjithashtu prokurori i shtetit dhe Gjyqtari i procedurës paraprake, nga Gjykata themelore ne Pejë, me urdhër të gjyqtarit janë kontrolluar/bastisur katër (4) lokacione (shtëpi), në tri (3) nga to nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme, ndërsa në shtëpinë e te dyshuarit: A.N., lindur me 1967, janë gjetur dhe sekuestruar, tetë (8) armë të llojeve të ndryshme, karikator dhe municion”, thuhet në njoftim.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48-orësh.
Armët e gjetura në shtëpinë e të dyshuarit/Foto: Policia e Kosovës