Kronikë e zezë

Dyshohet për sulm kibernetik ndaj uebfaqes së një mediumi në Prishtinë

Foto: Ilustrim
Foto ilustrim
 

Uebfaqja e një mediumi në Prishtinë, dyshohet se ka pësuar sulm kibernetik gjatë orëve të para të së shtunës.

Policia në njoftimin e saj 24-orësh, ka bërë të ditur se ka pranuar një ankesë se ka sinjale për sulm ndaj kësaj ueb faqeje.