Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona për rrëmbimin e së shtunës në Prishtinë

policia e kosoves, arrestim, rrembim, koha, 18 prill
Foto: KOHA/Ilustrim
 

Policia e Kosovës i ka arrestuar tre persona, dy gra dhe një burrë, nën dyshimin se e kanë rrëmbyer me forcë një person në Prishtinë të shtunën.

Siç njoftoi Policia të hënën, lidhur me rastin po kryhen hetime intensive, derisa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje e dy të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.