Një këmbësore është goditur nga vetura në Fushë-Kosovë të dielën. Në fotot e siguruara nga KOHA shihet Policia në vendin e ngjarjes.
Policia ka njoftuar se këmbësorja ka marrë lëndime, ndërsa ngasësi i veturës ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 11:10, në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut, të cilët përveç që po hetojnë rrethanat e këtij aksidenti, janë duke punuar në identifikimin e personit/ ngasësit të automjetit të përfshirë në aksident, pasi që i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet nga Policia e Kosovës.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, i ka thënë kohës se gjendja e saj vazhdon të mbetet e rëndë edhe pas disa orësh pasi është shtruar në spital.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.