Kronikë e zezë

Vdiq një prej të lënduarve nga aksidenti i së dielës në rrugën Prishtinë-Pejë

Foto ilustrim
 

Ka vdekur pasagjerja që ishte në mesin e tre të lënduarve nga vetaksidenti i shkaktuar të dielën në rrugën Prishtinë-Pejë. Aksidenti dyshohet se u shkaktua nga e bija e viktimës, që ishte shofere.

Viktima ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku po trajtohej, pak orë pas aksidentit. Në aksident u lëndua edhe babai i shoferes.