Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona të kërkuar në Ferizaj

Arrestohen dy persona të kërkuar në Ferizaj
 

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj në dy lokacione të ndara, të mërkurën në orët e para të mëngjesit.

Sipas njoftimit nga Policia përmes një komunikate për media, bëhet fjalë për personat me inicialet R.H. 45-vjeçar dhe I.I., 43-vjeçar, të cilët ishin të kërkuar për vjedhje dhe dhunë në familje me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.