Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar në Polici gjashtë raste të dhunës në familje.
Sipas raportit të Policisë, dy raste janë raportuar në Prishtinë, dy në Prizren dhe nga një në Fushë-Kosovë e Lipjan.
Në pesë nga këto raste viktimë ishte gruaja.
Në Fushë-Kosovë një burrë është dërguar në mbajtje pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, po ashtu edhe në Lipjan.
Në Prishtinë në njërin rast burri është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje pasi ka sulmuar bashkëshorten, ndërsa në një rast tjetër Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari gjendet në arrati.
E në Prizren një i dehur është arrestuar pasi e ka rrahur bashkëshorten. E në një rast tjetër është arrestuar një i dyshuar dhe është dërguar në mbajtje, pasi e ka sulmuar fizikisht vëllain.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.