Kronikë e zezë

Në Pejë një person sulmon dy policë, arrestohet

 

Në Pejë një person është arrestuar pasi që ka penguar në kryerje të detyrës dy zyrtarë policorë dhe i ka sulmuar ata.

Policia në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se nuk raportohet për lëndime, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.