Policia gjen 7 thika e një boks hekuri gjatë kontrollit në 3 shkolla në Vushtrri
Policia ka zhvilluar një kontroll të enjten në tri shkolla të mesme të Vushtrrisë, ku ka sekuestruar shtatë thika, një boks hekuri dhe një pistoletë plastike.
Kontroll është kryer në shkolla të mesme të larta në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.
“Si rezultat i kontrollimit në posedim te nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë thika, një boks hekuri, një pistoletë plastike dhe gjësende tjera. Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale do t’i paraqiten prokurorit kompetent”, thuhet në njoftimin e Policisë.