Policia e Kosovës ka njoftuar për një bastisje që ka bërë në një shtëpi në lagjen “Vranjevc” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, bastisja ishte kryer me urdhër të gjykatës, ndërsa me të arritur te vendi i dyshuari B.B. ua kishte drejtuar armën.
I dyshuari është plagosur nga zyrtari policor, ndërsa në shtëpinë e tij janë gjetur disa armë të cilat janë konfiskuar.
I dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor.
“Policia gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore bazuar në urdhëresën e gjykatës ka ndërmarrë veprime në realizim të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit (B.B.). Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar, policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar jetën e tyre. Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegëve të tjerë. Njësitet policore ne vendin e ngjarjes kanë hasur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar. Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe mëtutje nga autoritetet kompetente”, thuhet në njoftimin e Policisë në Facebook.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.