Kronikë e zezë

1 vit burgim dhe 900 euro gjobë pejanit që vodhi tri dele, dy qura dhe 10 pula

1 vit burgim dhe 900 euro gjobë pasi pranoi se vodhi tri dele, dy qura dhe 10 pula, Maj 2022
Foto: AP
 

I akuzuari V.Q., është dënuar me 1 vit burgim dhe 900 euro gjobë, pasi ka pranuar se në muajt prill dhe maj 2016, në Komunën e Pejës, ka vjedhur tri dele, dy qura dhe 10 pula, në dëm të tre të dëmtuarve A.G., J.K. dhe B.Q.

Një vendim të tillë, e ka marrë gjykatësi i Gjykatës Themelore në Pejë, Murat Hulaj, më 15 tetor 2020, pasi i akuzuari e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare të 14 tetorit 2020.