Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Tiranë, vetura përplas një çift dhe fëmijën e tyre tremuajsh

Foto ilustrim
 

Një çift me foshnjën e tyre tremuajshe janë përplasur nga një automjet të dielën në Tiranë, derisa po kalonin në vijat e bardha.

Në semaforin që iu jepte përparësi në Rrugën e Kavajës në kryeqytetin shqiptar, çifti po kalonte në anën tjetër, por një mjet me shpejtësi të lartë mbi 100 km në orë, pa respektuar sinjalistikën, i ka goditur të tre duke iu shkaktuar lëndime trupore.