Është arrestuar një person në Gjilan të martën nën dyshimin se e ka sulmuar seksualisht një të mitur, bën të ditur Policia e Kosovës.
Sulmi dyshohet se ka ndodhur mes datës 7 dhe 8 maj.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.
“Gjilan (NN) 07-08.05.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar seksualisht te miturën femër kosovar. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.