Kronikë e zezë

Prishtinë, punëtorit të postës së shpejtë ia grabisin veturën dhe paratë

Grabitje, posta e shpejtë, Policia e Kosovës, maj 2022
Foto ilustrim
 

Një punëtor i një poste të shpejtë ka raportuar se derisa ka dërguar një porosi, tre persona të panjohur nën kërcënimin e armës ia kanë marrë veturën me të cilën ishte duke e kryer porosinë, dy telefona dhe para.

Rasti ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Ballaban të Prishtinës, ka njoftuar Policia në raportin e saj 24-orësh.