Kronikë e zezë

Një person theret me thikë në Prishtinë “për qërim hesapesh të moçme”

 

Një person ka pësuar lëndime të rënda, pasi është therur me thikë të dielën mbrëma në Prishtinë “për qërim hesapesh të moçme”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e së hënës.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” dhe vepra është cilësuar “Vrasje në tentativë”.