Një 6-vjeçare goditet nga vetura në sheshin e Prishtinës
Foto ilustrim
Një vajzë 6-vjeçare ka pësuar lëndime si pasojë e goditjes nga një veturë brenda hapësirës së sheshit “Nënë Tereza” në kryeqytet gjatë mëngjesit të së dielës, ka bërë të ditur Policia të hënën në raportin e përditshëm.
Fëmija në momentin e aksidentimit ishte duke e drejtuar biçikletën, ndërsa vetura që e shkaktoi aksidentin u largua nga vendi i ngjarjes.
Në shesh është i ndaluar qarkullimi me veturë.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar më pas, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.