Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën mjekësore në Lipjan gjatë pasdites të së dielës.
Familjarët e viktimës kanë bërë të ditur se derisa ishte duke prerë dru në pyll, atij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, ka njoftuar Policia të hënën në raportin e saj 24-orësh.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.