Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj burrit që dyshohet se e vrau bashkëshorten në Llaushë

Lokaliteti ku dyshohet se është kryer vrasja nga 51-vjeçari
 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.Q., që dyshohet për vrasjen e bashkëshortes L.Q., nga fshati Llaushë i Skenderajt.

Siç njoftoi Prokuroria të hënën, pos veprës "vrasje e rëndë", i pandehuri ngarkohet edhe me veprat "mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, "lëndim i lehtë trupor" dhe "dhunë në familje".