Tre persona janë arrestuar të hënën, pas një përleshjeje që ka ndodhur në rrugën “Esat Mekuli” në Pejë.
Sipas komunikatës për media, Policia ka njoftuar se një person të lënduar e kanë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin rajonal në Pejë, gjersa dy të dyshuarit tjetre ishin larguar në drejtim të panjohur.
Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, sot me datë 16.05. 2022, ka arritur te arrestojë edhe dy të dyshuarit të cilët ishin ne arrati. Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të gjithë të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.