Kronikë e zezë

Vdiq gruaja e aksidentuar pesë ditë më parë në Gjakovë

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Ka vdekur një grua në Gjakovë, e cila ishte duke u trajtuar në spitalin rajonal të qytetit, si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi më 12 maj të këtij viti, ka njoftuar Policia e Kosovës të martën.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.