Sulmohet fizikisht në QKUK zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës
Foto: KOHA
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës është sulmuar fizikisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë, të martën, në momentin e sulmit, zyrtari ishte duke i ndihmuar të dyshuarit pacient.
“Viktima, zyrtar i shërbimit Korrektues, ka raportuar se derisa ka qenë duke i ndihmuar të dyshuarit pacient, është sulmuar fizikisht. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.