Alarm i rrejshëm, hiqen shiritat rreth Rektoratit

Alarm i rrejshëm, hiqen shiritat rreth Rektoratit
Policia ka hequr shiritat që rrethuan objektin e Rektoratit të UP-së të martën.
Njësitë policore në orët e pasdites rrethuan vendin sipas një njoftimi nga stafi i rektoratit se kishin pranuar mesazh kërcënues për bombë.
Në oborrin e Rektoratit më vonë arriti edhe njësiti anti-bombë.
Njësiti anti-bombë mbërrin te Rektorati
Njësiti anti-bombë ka mbërritur tek objekti i Rektoratit të UP-së, pas pranimit të një e-maili anonim që në përmbajtje kishte kërcënim për shpërthim me bombë.
Ndërsa, Policia ka konfirmuar rastin, duke shtuar se ka marrë veprimet e nevojshme operative për ta menaxhuar situatën.
Njoftimi i plotë i Policisë:
“Rreth orës 16:00, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit "Hasan Prishtina" në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”.
Kërcënim me bombë, Policia rrethon Rektoratin e UP-së
Pas pranimit të një e-maili me përmbajtje kërcënuese, me shirita të policisë është rrethuar objekti i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të martën pasdite.
Rektori Naser Sahiti ka konfirmuar për KOHËN se bëhet fjalë për një e-mail anonim që në përmbajtje kishte kërcënim për shpërthim me bombë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Policia në kërkim të Nuredin Lushtakut për rastin e plagosjes së policëve

Një person në Pejë dërgohet në mbajtje pasi vodhi një bluzë

Tre të vdekur në aksidente gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Shkel motoçiklistin për vdekje në Prishtinë dhe largohet

Arrestohet një person për dhunë në familje në Ferizaj

Tre shqiptarë u vranë të shtunën në Athinë

Digjen dy shtëpi në Pejë, s’raportohet për të lënduar

Vishaj: COVID-19 po shkakton çrregullimin e enëve të gjakut dhe probleme kardiake

Vdes një 49-vjeçar në një vetaksident në Gjakovë

10 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Raportohet se një grua u dhunua në një motel në Lipjan nga një i panjohur
