Aksident midis tri veturave në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, një i lënduar
Foto ilustrim
Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë mbrëmjes të së martës midis tri automjeteve në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 në fshatin Dobërllukë, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, hetuesit e njësitit të trafikut rajonal janë duke u marrë me rastin.